Do te nise neser ne Budva te Malit te Zi Kampionati Boteror i boksit per 18 vjeçaret dhe pjesmarrese ne kete aktivitet shume te rendesishem eshte edhe kombetarja shqiptare e cila perfaqesohet me 12 sportistë (11 meshkuj dhe 1 femer). Ato do te drejtohen nga trajneret Artur Koçi, Jetmir Kuçi, Klavdio Çekini dhe Daniel Woledge.

Sportistet qe do te perfaqesojne Shqiperine jane Amar Koçi, Lidjon Sulaj, Stiven Xixi, Adam Maca, Ahmed Koçi, Eraldo Domi, Besian Karaj, Renato Gurra, Bujar Hekuri, Leo Xhongoli, Skender Lala dhe Arba Kuçi. Siç shikohet pjese e kombetares tone jane edhe tre boksieret e Vllaznise, Domi, Gurra dhe Kuçi.

Sot eshte hedhur shorti i turit te pare dhe boksieri i Vllaznise Eraldo Domi i peshes +92 kg do te kete perballe neser boksierin Batraz Mildzikhov (Rusi). Nderkohe boksierja Arba Kuçi ne ndeshjen e pare te ketij kompeticioni te rendesishem, do te kete perballe meksikanen Ramirez Reyes.

Nderkohe, boksieri tjeter shkodran Renato Gurra ka qene disi me fat ne short sepse ka kaluar ne turin e dyte ku do te ndeshet me fituesin e çiftit KAZARYAN (Greqi)- YIMIREN (Kine)./www.shkodrasport.com/