Shqipëria e 19 vjeçarëve ka nisur sot grumbullimin për sfidat zyrtare të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2023 që do të zhvillohen në Belgjikë në datat 21-24 shtator.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Armando Cungu janë shortuar në grupin 7 dhe përballë do të kenë bashkëmoshatarët e përfaqësueseve të Spanjës dhe Belgjikës.
Sakaq, tekniku kuqezi ka publikuar edhe listën me 20 lojtarët e grumbulluar që do të përfaqësojnë Shqipërinë në këto ndeshje zyrtare, ndër të cilët 14 aktivizohen në ekipet jashtë vendit ndërsa gjashtë prej tyre janë pjesë e kampionatit shqiptar.
Kombëtarja e 19-vjeçarëve ka zhvilluar përgatitje intensive që nga fillimi i këtij viti e deri më tani me seleksionime, grumbullime e miqësore të vazhdueshme. Tashmë grupi i lojtarëve është i kolauduar dhe gati për të treguar vlerat në këtë kompeticion zyrtar.
Nga sot e deri ditën e diel, stafi kuqezi i kombëtares ka programuar të zhvillojë seancat stërvitore në Durrës, në kompleksin ‘Tropikal’, ndërsa më pas do të niset drejt tokës belge ku edhe do të zhvillojë dy ndeshjet zyrtare. Takimi i parë i përfaqësueses kuqezi do të jetë kundër Belgjikës më 21 shtator, ndërsa tre ditë më vonë do të luajë kundër Spanjës.
Më poshtë edhe lista me emrat e 20 futbollistëve të thirrur nga trajneri Armando Cungu për ndeshjet e Europianit. Ajo qe bie ne sy eshte se ne listen prej 20 lojtaresh, 5 prej tyre jane nga Shkodra. Behet fjale per dy lojtaret qe luajne aktualisht me Vllaznia U19, portieri Aron Jukaj dhe mesfushori William Cungu, per mbrojtesin e Napolit Daniel Hysaj, e po ashtu per mbrojtesin tjeter qe luan ne Amerike me New York City FC, Klevis Haxhari.
Nga ana tjeter pjese e ketij grumbullimi eshte edhe shkodrani Elton Fikaj qe luan me Panathinaikosin, Albion Kurbasha qe luan ne Suedi, Kevin Shkurti qe luan ne Belgjike me OH Leuven dhe Amin Tahiri qe luan ne Itali me SudTirol.