Ka përfunduar ndeshja miqësore mes Shqopërisë dhe Norvegjisë, me rezultatin 0-1. Goli ivetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 70, nga Rosted, pas një goditjeje nga këndi.

Kombëtarja Shqiptare zhvilloi një ndeshje jo  të mirë, teksa rrezikoi vetëm dy herë portën e miqve, me Sadikun dhe me Grezdën. Kjo ishte  vetëm një ndeshje miqësore, që iu shërbeu trajnerëve për të parë gjendjen e lojtarëve.

Në këtë takim “shkëlqeu” Strakosha, i cili bëri një ndeshje mjaft të mirë. Ndërkohë, dy afrimet e reja të Kombëtares, Abazaj dhe Gavazaj nuk u aktivizuan.

Shqipëri – Norvegji 0-1 (Rosted 70′)