Është mbledhur sot Komisioni i Disiplinës në FSHF, por ende nuk janë zbardhur vendimet për ndeshjet e Superiores.
Në faqen zyrtare të FSHF-së janë publikuar vetëm vendimet që kanë të bëjnë me ekipet e kategorive inferiore dhe atyre të moshave.
Me nga pesë ndeshje janë dënuar portieri i Kukësit B, Jetmir Basha, si dhe dy lojtarë të Adës, Paris Cocja dhe Vildan Kacubela. Ka edhe një paralajmërim për Adën, në lidhje me vonesat e lojës.
Ja vendimet e plota të Disiplinës
Lojtari i KF “Kukesi B”, Jetmir Basha, për goditje me shkelm ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF “ADA”,Paris Cocja, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF “ADA”, Vildan Kacubela, për goditje me shkelm ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
KF “ADA”,në bazë të nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave ne fillimin e lojes apo shkeljeve te tjera disiplinore, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.
Zyrtari i KF “Pogradeci” U-19, Ardjan Abazaj, për sulm ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/2.b) të KDS, dënohet me 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari FK “Partizani” U-17, Niko Cocli , për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti
Zyrtari KF “Kukesi” U-17, Agim Belaj, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
KF “Shkendija B.T “ U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Korabi” U-19, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.
KF “Butrinti“ U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Durresi 04 ” U-19, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.
KF “Vlora “ U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Tirana B ” U-19, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.
Lojtari i KF “Kastrioti”U-17, Afrim Kurti, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
KF “Korabi“ U-17, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Shkodra” U-17, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.
Lojtari i KF “Butrinti”U-17, Arlindo Nanaj, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
KF “Vlora“ U-17, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Tomorri” U-17, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.