Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të futbollit ka dhënë dënim et e radhës, që në fakt lidhen me kategoritë inferiore, sepse Superiorja nuk luajti fundjavën që shkoi.

Përveç dënimit të Shkumbinit me 3 pikë, bie në sy dënimi i një zyrtari të Luzit dhe dënimi me 4 ndeshje i fushës së Gramozit për shkak të sjelljes së tifozëve.

Ja vendimet e sotme të Disiplinës:

KF “Shkumbini”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe për përsëritje të shkeljeve disiplinore, në bazë të nenit 65/2 të KDS, dënohet me zhvillimin e 2(dy) ndeshjeve në fushë asnjanëse.

Ekzekutimi i këtij dënimi do të fillojë menjëherë pas përfundimit të ekzekutimit të dënimit të mëparshëm ,sipas vendimit Nr.07, datë 08.03.2018 të Komisionit të Disiplinës.

Zyrtari i KF “Luzi 2008”, Gëzim Bushi, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, në bazë të nenit 49/2.a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Në zbatim të nenit 20/1 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territori përreth fushës.

KF “Gramozi”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të nenit 66/3.b) të KDS, dënohet 4(katër) ndeshje pa tifozë në stadiumin përkatës.

Lojtari i KF “Besa” U-17, Dritan Murrizi për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, në bazë të nenit 49/2.a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20/1 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territori përreth fushës.

Lojtari i ekipit “Zonja e Këshillit të Mirë”, Silvio Cela,për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/e) të KDS,dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i ekipit “Zonja e Këshillit të Mirë”,Aurel Meminaj, për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/e) të KDS,dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF “Rubiku”,Armand Marku, për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/e) të KDS,dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF “Rubiku”,Armand Shtija , për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/e) të KDS ,dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Laci” U-19, Henrik Bruka, si të pa bazuar në rregulloret e aktivitetit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Kodit te Disiplinës Sportive.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.