Komisioni i Disiplinës është mbledhur sot ku ka dhënë vendimet në lidhje me javën që lamë pas në Kategorinë Superiore dhe kategoritë e tjera në vend. Kështu, zv. trajneri i Kastriotit, Gëzim Rama, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes është dënuar me 8 ndeshje pezullim nga çdo aktivitet.
Ndërkohë, është hedhur poshtë pretendimi i Tiranës në lidhje me protokollin e ndeshjes, ku supozohej se Muçollari është aktivizuar pa qenë i shënuar në protokoll, ndërkohë që klubi vlonjat e ka plotësuar me vonesë. Ndërkohë, kjo vonesë në plotësim dhe mungesa e shpërndarjes së protokollit të ri, ka bërë që Flamurtari të gjobitet me 30 mijë lekë gjobë.
Ne vendimet e sotme bie ne sy edhe denimi me rende qe Disiplina i ka dhene futbollistit te Vllaznia U17 Erinis Mataj dhe po ashtu edhe atij te KF Shkodra Talani qe per nje zenke mes tyre jane denuar secili me nga 5 jave pezullim.
Vendimet e Disiplinës:
1 Zyrtari i KF “Kastrioti”, Gëzim Rama, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
2 KF “Erzeni”,paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF.
3 KF “Devolli”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1, 65/3/c dhe Nenit 65/4/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek. Në aplikim të Nenit 116 të KDS, gjoba paguhet në masën 50%.
4 KF “Apolonia”,paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF.
5 Lojtari i KF “Përmeti”, Fatjon Qamo, për sjellje jo sportive ndaj zyrtari të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
6 Lojtari i KF “Këlcyra”, Mateo Bilo, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
7 Lojtari i KF “Naftëtari”, Ersid Aliaj, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
8 Lojtari i KF “Vllaznia” U-19, Erinis Mataj, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
9 Lojtari i KF “Shkodra” U-19, Albis Talani, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
10 Lojtari i KF “Flamurtari” U-17, Ensar Idrizi, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
11 Lojtari i KF “Teuta” U-17, Mateo Hyka, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
12 Rrëzimin e kërkesës së KF “Tirana” si të pa bazuar në Rregulloren e Veprimtarisë Futbollistike, për sezonin 2019/2020.
13 “Flamurtari FC”, për mos riprodhim të formularit të ekipit sipas Nenit 114/2 të Rregullores se Veprimtarise futbollistike të Kategorisë Superiore, dënohet me gjobë në masën 30.000 (tridhjetëmijë) lek.
14 Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF “Egnatia”, Eduard Thartori dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS,urdhërohet pezullimi i zbatimit të dënimit për ½ e dënimit me kusht për një periudhë 6 mujore.
Në bazë të Nenit 32/5 të KDS, në rast se zyrtari Eduard Thartori, brenda periudhës së provës kryen ndonjë shkelje,fillon zbatimi i menjëhershëm dënimit të pezulluar duke iu shtuar edhe dënimin e ri.