Në fundjavën që lamë pas është luajtur edhe java e 3-të e Kategorisë së Dytë dhe sot, Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqipëtare të Futbollit ka nxjerrë vendimet. Këlcyra është dënuar me 100 mijë lekë gobë për sjellje të gabuar të spektatorëve, dhe gjoba paguhet deri në 20%.
Këto janë vendimet e Komisionit të Disiplinës:
1.KF “Këlcyra”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lek. Në aplikim të Nenit 116/b të KDS, gjoba paguhet në masën 20%.
2. Zyrtari i KF “Këlcyra”, Sokol Spahiu, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 47/2/b të KDS, dënohet me 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
3. Pranimin e kërkesës së KF “Besa” dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS, urdhërohet pezullimi i zbatimit të vendimit për ½ e dënimit me kusht për një periudhë 6 mujore.
4. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Ada”, Arbjas Hasani dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS, urdhërohet pezullimi i zbatimit të vendimit për ½ e dënimit me kusht për një periudhë 6 mujore.Në bazë të Nenit 32/5 të KDS, në rast se lojtari Arbjas Hasani, brenda periudhës së provës kryen ndonjë shkelje,fillon zbatimi i menjëhershëm dënimit të pezulluar duke iu shtuar edhe dënimin e ri.
5. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Naftëtari”, Kadrijan Koxhaj si të pa bazuar në Rregulloren e Veprimtarisë Futbollistike dhe Kodin e Disiplinës Sportive.
6. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Naftëtari”, Xhulio Serdarisi të pa bazuar në Rregulloren e Veprimtarisë Futbollistike dhe Kodin e Disiplinës Sportive.
7. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Spartaku” U-19, Insan Murati si të pa bazuar në Rregulloren e Veprimtarisë Futbollistike dhe Kodin e Disiplinës Sportive.