Opinion nga Roland LUÇI*
Ne nje debat qe pata me z.Arsen Hoxha para disa ditesh ne faqet e “Panorama Sport” pikerisht per nivelin e arbitrimit dhe konseguencat e ketij niveli sipas meje te dobet,dhe sidomos per mekanizmin e atrofizuar te quajtur Komisioni i Disiplines (KD) i FSHF,ngrija pikerisht keto probleme te cilat u evidentuan perseri me vendimet e ketij Komisioni mbas ndeshjes Skenderbeu-Flamurtari.Debatin e nisur me z.Hoxha,per te cilin privatisht dhe profesionalisht si arbiter ruaj mbresat me te mira,do te doja ta vazhdoja ne interes publik te sqarimit te nje sere dukurish,fenomenesh,skenash e mbrapaskenash qe lidhen sidomos me Komisionin ne fjale,por qendrimi disi denigrues ne pasqyrimin e ketij debati nga “Panorama Sport” (sigurisht nga ndonje redaktor dhe jo politika radaksionale) beri qe te mos vazhdoj me publikimin e mendimeve te mia lidhur me temen e lartpermendur.
Duke u kthyer te rasti aktual i vendimeve te KD,ky komision eshte ose qorr,ose marionete,por me teper ka mundesi qe te jete i amortizuar dhe i paafte ne veprimtarine e tij pavaresisht emrave te perveçem qe perbejne kete Komision me te kaluaren e tyre te larget sportive apo ndonje “merite” tjeter qe perdoret si kartvizite pozitive per tu fshehur mbas non-sensit deri ne absurditet te vendimeve qe merren.Dhe jo vetem kaq,por me keto vendime i vihet kazma vete futbollit shqiptar gjithsesi te sakatosur nga nje sere faktoresh ku sigurisht nuk do te mungonte me veprimtarine e tij KD. Veçoj ne kete veprimtari “sakatuese” te tij denimet me mosluajtje ne stadiumet “home” (ne shtepi) ose ne luajtje te ndeshjeve pa tifoze,denime me te cilat KD eshte i dashuruar marrezisht,denime qe tregojne se ky Komision me dashje,pa dashje,i manipuluar apo i gjunjezuar,me vendimet e tij vetem se zhyt edhe me thelle futbollin tone ne batakun ne te cilin ndodhet aktualisht. (Vetem ju lutem,mos te dali njeri e te thote se po hedh balte pa te drejte mbi futbollin,se nuk ndodhet ne batak,por ne parajse!).Denimi i fushes se nje ekipi,ose luajtja ne te pa spektatore eshte nje mase drastike qe duhet perdorur vetem ne raste ekstreme.Nje mase e tille drastike e paralizon jo vetem ekipin dhe Klubin perkates te denuar,por gjithe futbollin ne pergjithesi.Kurse Komisioni “yne” pa gje te keq,duke mos njohur rregullore futbolli dhe mospasjes se nje sensi sportiv e shoqeror,vendos pa nje-pa dy badihava,pa qene absolutisht i ndergjegjshem qe me masat qe merr me teper demton futbollin,se sa ndihmon ne ngritjen e tij,i heq atij shpirtin,gjallerine,vitalitetin duke e degdisur te zhvillohet ne nje ambient shkretetiror e pa jete.
Nuk mund te rri pa hequr nje paralele ne vendimet e marra nga KD duke u nisur nga fakti i denimit te Flamurtarit me minus 3 pike per “refuzim te luajtjes se ndeshjes” bazuar ne ate apo kete pike qe i di vete KD.Si arrin ne perfundimin KD se nje ekip refuzon te luaje? A ka nje fakt ne dore dmth deshmitare qe nje gje e tille u eshte kerkuar ultimativisht lojtareve ne fushe?-Po te jete se nuk ka nevoje per fakte te tilla,sepse diçka e tille shihej qarte ne fushe ku lojtaret qendronin pasive,atehere te lind e drejta te behet pyetje:Po kur rezultati i nje ndeshjeje dihej pa filluar akoma (ah sikur te ishte vetem nje!) dhe zhvillimi i ndeshjes nen thirrjet e revoltuara te mijra tifozeve ne stadium konfirmonin “shitjen”,si nuk doli njehere ky i famshmi Komision dhe te denonte dike,apo te mbante qendrim te pakten ndaj dikujt,qofte ky ekip,lojtar,funksionar apo qoftelarg arbiter?-Jo,reaksion zero kur vjen puna per gjera te tilla “me zarar”,te cilave KD nuk ja mban tu shkoje deri ne fund,bile as merr mundimin ti shqyrtoje.Ketu nuk kam parasysh “shqyrtimet” mashtruese te komisioneve ad hoc,rezultatet e te cilave dihen njesoj si te atyre ndeshjeve qe qytetarisht refuzohen edhe nga masa futbolldashese e ekipeve “fituese”.
Ne kete “veprimtari” te vet Komisioni i Disiplines mbeshtetet dhe mbeshtet repartin e dobet te arbitrave te FSHF dhe te dy bashke gjejne mbeshtetje ne rregulla e praktika obskure te vete FIFA-s,mbas te cilave fshihen dhe spekullojne.
Sistemi arbitrimit i jep FSHF atributet komanduese te futbollit te luajtur ne fushe,ndaj kjo eshte nje pike nevralgjike qe ndikon teper ne lojen e futbollit dmth direkt edhe ne uljen ose ngritjen e volumit te punes se KD. Pa nje ngritje cilesore te nivelit te arbitrimit dhe punes se KD,Federata automatikisht vihet si institucion nen goditje dhe akuze.Per sa kohe qe atje do te vegjetojne dhe drejtojne te paaftit (nuk po perdor term tjeter se nuk kam fakte!) situata dhe futbolli yne nuk ka per te pare dite me te mira.Dhe paaftesia eshte ulur kembekryq ne FSHF dhe une mund te permend shembuj flagrante te kesaj natyre ne nivelet te larta administrative te saj.
Si konkluzion mund te them se Presidenti i FSHF-se A.Duka ka ne krah te tij keshilltaret dhe funksionaret e gabuar! Dhe jo vetem ne aspektin qe u diskutua me siper,por edhe ne aspekte te tjera qe nuk mund te jene objekt diskutimi i nje shkrimi te vetem.
*Marre nga faqja e tij ne facebook.