Komisioni i Disiplinës ka shpallur pak minuta më parë vendimet për ngjarjet e ndeshjeve të javës së 10-të të Superiores. Bie menjëherë në sy dënimi i Partizanit me dy ndeshje pa tifozë, për shkak të parullave fyese dhe hedhje të sendeve në fushë.
Po ashtu, Disiplina ka dënuar me gjobë Skënderbeun, Tiranën dhe Flamurtarin, për shkak të sjelljes së tifozë. Mesfushori i Flamurtarit, Idriz Batha, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, është pezulluar një ndeshje.
Nje tjeter vendim i dhene sot ka qene edhe ai i fitores ne tavoline per Vllaznia B ndaj Kevitanit, per mosparaqitje te ketij te fundit.
Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 31.10.2018
KF “Partizani”,për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sendeve të forta brenda rrethimit të fushës se lojës dhe për paraqitje të parullave fyese dhe raciste, në bazë të nenit 66/3/a të KDS, dënohet me zhvillimin e 2(dy) ndeshjeve pa spektatorë në fushën përkatese.
KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve,në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) Lek.
KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve ,në bazë të Nenit 66/2 KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) Lek.
“Flamurtari FC”, për sjellje të gabuar të spektatorëve ,në bazë të Nenit 66/2 KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) Lek.
Lojtari i Flamurtari FC, Idriz Batha, per loje te rende ndaj kundershtarit, ne baze te nenit 48/1/b te KDS, denohet me nje ndeshje pezullim nga aktiviteti.
KF “Besa”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/3/a të KDS, dënohet me zhvillimin e 3 (tre) ndeshje pa spektatorë.
KF “Kevitan”, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Vllaznia B”, në bazë të Nenit 55/1 të KDS dhe 89/2/d të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 (tre me zero).KF “Kevitan”, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së këtij veprimi përjashtohet nga aktiviteti dhe zbret një kategori më poshtë, në bazë të Nenit 89/2/e të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike.
Zyrtari i KF “Klosi”, Besnik Muharremi, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i SHS “Përmeti”, Emiljano Mihali, për sjellje josportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF “Delvina”, Adrian Xhibro, për sjellje josportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i KF “Shkumbini”, Astrit Isai, për protesta ndaj vendimeve zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
KF “Gramozi”, për sjellje të gabuar të spektatorëve,në bazë të Nenit 66/3/b të KDS, dënohet me zhvillimin e 4(kater) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkates.
Lojtari i KF “Term”, Marjo Kruja, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar,në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF “Teuta” U-19, Dejvi Kapllani, për provokim të publikut, në bazë të Nenit 53/1 të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF “Bylis” U-19, Emanuel Nurcaj, për sjellje josportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF “Lushnja” U-19, Kledi Allkanjari, për sjellje josportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
KF “Vlora” U-19, për aktivizimin të lojtarit Hitmen Troqe, që nuk kishte të drejtë për të luajtur në ndeshjen kundër KF “Republika” U-19, në bazë të Nenit 54/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 (tre me zero).