Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i Disiplinës duke dhënë verdiktet për javën e 3-të të Kategorisë Superiore. Skuadra e Vllaznisë e ka pësuar me katër ndeshje pa tifoza për shkak të problemeve të shfaqura gjatë ndeshjes me Tiranën kur takimi u ndërpre edhe për disa minuta.
Shumë shishe dhe një tifozë në fushë kanë bërë Disiplina të jap vendim me ”dorë të hekurt” për shkodranët. E pësojnë edhe Teqja për deklaratat e tij në emisionin “Rubrika Sportive”, kur deklaroi se ishin ndryshuar arbitrat një orë para takimit.
1. KF “Vllaznia”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktuar akte dhune dhe ndërpreje të përkohëshme të lojës, në bazë të Nenit 65/3 dhe Nenit 65/4/b të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshja pa tifozë në fushën përkatëse.
Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS, urdhërohet pezullimi i zbatimit të dënimit për ½ e dënimit me kusht për një periudhë 6 mujore.
2. Lojtari i KF “Kukësi”, Olsi Teqja, për publikimin e deklaratave kundër interesave të FSHF, në bazë të Nenit 10/1/d. të Statutit të FSHF dhe Nenit 18 të KDS, dënohet me pezullim nga 2 (dy) ndeshje prej aktivitetet futbollistike.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.