Zevendestrajneri i Vllaznise Bashkim Livoreka eshte pezulluar dy jave nga Komisioni i Disiplines per sjellje te gabuar ndaj arbitrit, pikerisht ne nje moment kur Jorgji nuk nxorri kartonin e dyte te verdhe dhe njekohesisht te kuqin per mbrojtesin e Egnatias Xhemajli.

Nderkohe klubi i Flamurtarit denoncoi pak ditë më vëzhguesin e FSHF-së, Bujar Pregja, për ndeshjen e fundit me Korabin në shtëpi. Kjo gjë duket se ka bërë që klubi vlonjat ta pësojë nga disiplina.

Sipas vendimeve të fundit të dala nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF-së, është vendosur që trajneri i kuqezinjve vlonjatë, Eqerem Memushaj të dënohet me 6 ndeshje pezullim, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes.

Nuk kanë munguar as gjobat për Partizanin e Tiranën për sjelljen e gabuar të tifozëve në derbi, duke u dënuar me 100 mijë lekë, së bashku me Laçin. Ndërsa zv. trajneri i Vllaznisë, Bashkim Livoreka është dënuar me dy ndeshje pezullim pas kartonit të kuq që mori për protesta në ndeshjen me Egnatian.

VENDIMET:

FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ndezur flakadanë dhe duke dëmtuar ambientet e stadiumit “Air Albania”, në bazë të neneve 17/1, 17/2/c, 17/2/f dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushë, ndezur flakadanë dhe duke dëmtuar ambientet e stadiumit “Air Albania”, në bazë të neneve 17/2/b, 17/2/c, 17/2/f dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

Zyrtari i KF Vllaznia, Bashkim Livoreka, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF Laçi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në drejtim të lojtarëve në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Zyrtari i KF Kukësi, Qemal Koci, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njeqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Zyrtari i Flamurtari FC, Eqerem Memushaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.