Komisioni i Disiplinës është mbledhur ditën e sotme për të dhënë verdiktet e javës së kaluar në futbollin shqiptar. Duke parë që kampionatet ishin ndalur për shkak të Kombëtares, pezullimet për klubet apo lojtarët janë bërë vetëm te moshat. Disa prej lojtarëve të moshave U19 janë pezulluar me nga dy ndeshje për sjellje josportive ndaj kundërshtarit.

Vendimet e Disiplinës:

Lojtari i FC Internacional Tirana U-19, Kahlil Taleb, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

2. Lojtari i KF Tirana U-19, Erlind Qehaja, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

3. Lojtari i FC Internacional Tirana U-19, Xheis Rushiti, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Lojtari i KF Tirana U-19, Edmond Areza, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. Zyrtari i KF Laçi U-19, Eduard Tanushi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. Lojtari i Brians U-17, Denis Mardedaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. Lojtari i KF Shkodra U-17, Enis Danaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.