Komisioni i Disiplinës ka zbardhur vendimet për javën që lamë pas në Abissnet Superiore. Bie në sy dënimi për Naci Sensoy, i cili është pezulluar për dy javët e ardhshme.

Gjithashtu është dënuar edhe klubi i Kukësit me 50 mijë lekë gjobë për sjellje të gabuar të tifozëve. Në njoftimin e bërë në ëebsiten zyrtar të FSHF-së shkruhej:

“Zyrtari i KF Bylis, Naci Sensoy, për proteste ndaj vendimeve të arbitrit, në bazë të Nenit 55/2 të KDS, dënohet me pezullim nga aktiviteti për 2 (dy) ndeshje.

FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Egnatia U-21, për mosparaqitje të ekipit në ndeshjen “Vllaznia-Egnatia”, në bazë të nenit 54/1 i KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të FC Djelmnia Shkodrane 2017, Albi Brojaj, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zba