Zhurma e krijuar në media për trukimet e ndeshjeve të kampionatit shqiptar, apo dhe raportet që vijnë nga UEFA e FIFA, kanë vënë në lëvizje edhe Komisionin e Etikës, organin që FSHF ka krijuar enkas për këtë qëllim. Ky komision pikërisht sot ka dalë me një deklaratë për mediat ku thuhet:
“Komisioni i Etikes se FSHF i mbledhur sot ne date 6 Dhjetor 2012 ne mbledhjen e tij te rradhes dhe shqyrtoi materialet te cilat jane objekt gjykimi nga ky Komision.

Ne teresi Komisioni i Etikes vleresoi materialet e paraqitura nga inspektoret ne lidhje me hetimin qe ka ndermarre prej kohesh per disa ekipe te perfolura per fenomenet e trukimit dhe tolerimit te ndeshjeve ne Kampionatin Shqiptar te Futbollit dhe çmoi te vazhdoje hetimin duke bashkepunuar me te gjithe institucionet brenda dhe jashte vendit”. Asgjë më tepër. As nëse ka dyshime, as se kanë provuar ndonjë gjë të re. Thjesht, hetimet do të vazhdojnë.
www.shkodrasport.com