Kukësi e mbylli këtë sezon në mënyrën më të keqe të mundshme. Verilindorët u renditën në vendine 6-të duke mos arritur Europën pas shumë sezones, ndërsa në ditët e fundit në klub kishte dhe një çështje tjetër.
Lojtarët nuk janë paguar prej më shumë se 4 muajsh e për disa ditë bojkotuan stërvijen duke kërkuar pagat, madje situata agravoi deri në përplasje fizike mes mesfushorit Limaj dhe djalit të Safet Gjicit.
Në një artikull të publikuar nga “Faktoje.al”, zbulohet se kompania e Safet Gjicit, “Kevin Construksion” është e para që ka përfituar më shumë lekë nga buxheti i shtetit për rindërtimin e banesave nga tërmeti.
Për vitin 2020 kjo kompani ka përfituar më shumë se një miliardë lekë, por as kjo nuk ka mjaftuar që presidenti i Kukësit të paguajë rregullisht lojtarët. Shumica e futbollistëve e kanë dërguar çështjen në Disiplinë për të kërkuar pagat e prapambetura e në muajit në vijim pritet vendimi./newsport/