Rikthimi i Graciano Pelesë në Itali duket gjithmonë e më i sigurt, në pritje të rihapjes së merkatos së janarit.

Interi është skuadra që e kërkon me çdo kusht, duke qenë se trajneri Konte e njeh mjaft mirë gjigantin e Shandongut, pasi e stërviti në kombëtaren “axurre”.

Madje, në Itali edhe kompanitë e basteve e bëjnë fakt të kryer firmën mes Pelesë dhe zikaltërve, me kuotën e cila ka rënë nga 4 në 1.73.