Sot, do të luhet java e 34-të e Superiores. Ndryshe nga herët e tjera, pjesa dërrmuese e kompanive të basteve kanë vendosur mos t’i kuotojnë pesë ndeshjet e kampionatit tonë.
Frika nga tolerimet dhe lëshimet në këtë fund sezoni kanë shtyrë drejtuesit e basteve të injorojnë Superioren.
Të pakta janë ato që kanë vendosur t’i kuotojnë. Newsport.al ka siguruar një skedinë të vendosur nga një tifoz i futbollit dhe në sy bien që si favorite për të fituar vlerësohen Vllaznia, Teuta dhe Kamza, madje me koeficientë qesharakë.
Kujtojmë që ndeshjet e ditës së sotme të Superiores do të zhvillohen në orën 17:00.