Mbremjen e djeshme ne Hamburg te Gjermanise eshte hedhur shorti i Europianit te ardhshem qe do te zhvillohet ne kete vend dhe ne fakt ka qene nje short i konsideruar shume i veshtire per kuqezinjte.
Shqipëria ndodhet në grupin B në Europianin e Gjermanisë. Kuqezinjtë ndodhen në të njëjtin grup me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.
Pikerisht nisur edhe nga keto emra, kuptohet qe shanset per kualifikim ne turin e dyte jane te pakta, ndonese ne rradhet e kombetares tone apo dhe te drejtuesve te Federates nuk ekziston edhe besimi se surpiza kuqeblu mund te vazhdoje.
Por nuk jane te ketij mendimi kompanite e basteve. Ato kanë nisur edhe kuotimet per te vleresuar shanset e seciles skuader per ta fituar Europianin e ardhshem. Po ashtu edhe per te percaktuar skuadrat qe do te kalojne grupet. Keshtu për të fituar grupin B, Shqipëria kuotohet me 14.00. Ndërkohë për t’u kualifikuar nga faza e grupeve, Shqipëria kuotohet me koeficentin 5.00.