Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, ka folur në një konferencë për shtyp përpara ndeshjes së dytë çerekfinale kundër Interit në Ligën e Kampionëve. 

Gjermanët e humbën ndeshjen e parë në shtëpi me rezultat 2-1, duke bërë që italianët tani të shihen si favorit për të kaluar tutje.  

“Duhet të jemi të përgatitur që ata të presin, por edhe që të mbrojnë, duhet të marrim vendimet e duhura në momente të rëndësishme”.

Çdo gjë ka rëndësi: cilësia e kundërshtarit, cilësitë tona. Nuk ka të bëjë vetëm me minutat e para. Mund të zgjasë 90 ose 120 minuta”.  

“Këto janë dy skuadra me shumë përvojë dhe lojtarë që luajnë për kombëtaret e tyre. Çdo lojtar e di se çfarë është kjo lojë”, deklaroi trajneri. 
Edhe pse Bayern Munich humbi 2-1, ndeshja kthyese mes këtyre dy skuadrave, po  shihet sërish si më e barabarta në këtë fazë të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/