Manchester United bëri një ndryshim në skuadrën e tyre në afatin kalimtar të janarit, por shumica e biznesit të tyre të transferimit i pa lojtarët të largoheshin nga klubi në vend që të shkonin në “Old Trafford”.
Lojtarë të tillë si Marcus Rashford dhe Antony, të cilët iu bashkuan Aston Villas dhe Real Betis përkatësisht në lëvizje huazimi, u larguan nga klubi pasi u konsideruan të tepërt ndaj kërkesave nga trajnerit Ruben Amorim.
Ndërsa Rashford po merr kohën e tij për t’u vendosur në Villa, anësori brazilian Antony ka qenë çuditërisht mbresëlënës për skuadrën e La Ligës.
Antony ka arritur të shënojë dy gola në tri ndeshje për Real Betis dhe kjo ka ndezur interesimin për shërbimet e tij nga një prej klubeve më të mëdha në botë.
Sipas Fichajes, Bayern Munich ka hapur bisedimet për nënshkrimin e anësorit të Manchester United, Antony, i cili ka ringjallur karrierën e tij te Real Betis.
Anësori tani ka gjetur formën e tij në La Liga me lojtarin që ka impresionuar Bayern Munichun e Vincent Kompany.
Djajtë e Kuq kanë vendosur një çmim prej 50 milionë eurosh për anësorin dhe shpresojnë të rikuperojnë gjysmën e shumës që kanë paguar për nënshkrimin e tij rreth tri vite më parë. /Telegrafi/