Klubi i Futbollit Vllaznia ka dale pak minuta me pare me nje komunikate per shtyp ku sqaron incidentin e ndodhur sot ne mes trajnerit Gjoka dhe gazetareve.

Duke kerkuar ne njefare menyre ndjese per ate qe ka ndodhur. Ndiqni me poshte, te plote komunikaten e KF Vllaznia:

KOMUNIKATE PER SHTYP

Klubi i Futbollit “Vllaznia” vlerëson kontributin e gazetarëve dhe medias në Shkodër në dobi të sportit dhe zhvillimit të tij.

Çdo herë klubi “Vllaznia”, trainerët, stafi teknik dhe sportistët kanë qenë të gatshëm në komunikim publik me median duke dhënë informacion për vështirësitë dhe sfidat.

Pas përfundimit të ndeshjes me Skenderbeun, si zakonisht traineri i Vllaznisë z. Ernest Gjoka ka qënë i gatshëm ti përgjigjet gazetarëve.

Por sot komunikimi ka qenë i vështirë, ndoshta edhe prej rrethanave të krijuara ditën e sotme.

Kësaj i duhet shtuar edhe situata jo e mirë që po kalon ekipi me dy humbje rradhazi në “Loro Boriçi” dhe pozicionin në renditjen në Superligë.

Të gjitha këto, duhet të kenë ndikuar në reagimin e sotëm të trainerit Gjoka.
Jemi të bindur se ajo që ka ndodhur sot, është vetëm një episod pas një ndeshje sfiduese dhe psikologjikisht të zorshme.

Vazhdojmë të kemi bindjen se gazetarët dhe mediat kanë një rol të pazëvendësueshëm për pasqyrimin e punës tonë, duke shpresuar që të gjithë bashkë, shumë shpejt të mbështesim Vllazninë në nivelin ku e dëshirojmë të gjithë.