Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Kristian Panuçi, ka dalë sot në një konferencë për shtyp, ku ka bërë përmbledhjen e ditëve të grumbullimit të kuqezinjve si dhe paraqitjes zhgënjyese ndaj Norvegjisë.

“E dinim që ishte një miqësore, kemi bërë eksperimente, kishte shumë lojtarë të rinj, mendoj që tani deri në qershor do të kuptoj nëse ndonjë i ri mund të bëhet pjesë e Kombëtare”, filloi ai konferencën e sotme për shtyp.

“Më mësoi më shumë kjo humbje sesa fitorja në Turqi, kuptova se si janë disa gjëra. Nuk më pëlqen të fitoj, shpresoj të jenë edhe lojtarët njëlloj si unë, që nuk fle pasi humb. Më mësoi shumë kjo ndeshje”.

Për zëvendësimet

Ramadani u paraqit mirë. Edhe Bare më pëlqeu kur u nervozua me kundërshtarët, të paktën njëri u nervozua.

Se dukej sikur pësuam golin dhe ishte njëlloj. Qaka ishte i emocionuar. Pastaj Lika shihet në stërvitje se është një lojtar që punon dhe e vlerësoj si një element që mund të jetë pjesë e grupit.

Për modulin e lojës në vijim

Do të vazhdojmë të luajmë futboll. Ishim superior në mbajtje topi dje por ka pak vlerë, ishin më skuadër, në praktikë.

Kam ide dhe nuk kthehem mbrapa. Mund të luajmë 4-3-3, do të shohim në vazhdim idetë. E dinim rrezikun, po të ishte një eliminatore, nuk do të luanim kurrë kështu.

Jo se nuk mund të luajmë kështu. Nuk dua të kërkoj justifikime. Fajin e marr përsipër unë.

Por kur Ajeti, Mavraj dhe Sadiku nuk luajnë, Roshi sapo ka filluar dhe nuk është në formën e Turqisë…

Unë mendova që të mbuloja më shumë dyshen e qendrës që ka probleme”.

Për thumbimet me Kosovën

Nuk më takon t’u përgjigjem për këtë, di të them që kemi qenë në të njëjtin restorant ku kanë darkuar edhe ata me Zhegrovën.

Nuk di nëse e kanë paguar ata faturën, por unë po. Nuk kam asgjë kundër Kosovës, kurrsesi.

Secili bën të tijën, respekt maksimal. Ne jemi munduar të afronim një lojtar që na kishte thënë po, tani i uroj fat.

Për portën

Si trajner të kem Strakoshën, Berishën, Hoxhën është luks që kam alternativa. Në dy ndeshjet e qershorit një do ta luajë Strakosha, një Berisha. Në shtator do të zgjedh.

Kapiteni dhe lideri i ekipit

Për kapitenin është e qartë, nuk ndryshon rregulli, e kam bërë këtë rregull që të mos ketë ngatërresa.

Lideri pastaj del në pah në aspekt tjetër, jo nga shiriti. Roshi e Berisha me ndeshje njëlloj? Të shohim në qershor.

Për miqësoret në qershor

Kemi dy ndeshje, do të grumbullohemi 8 ditë. Mendoj se lojtarët janë në fund të sezonit, por Kombëtarja është detyrim.

Kush nuk ka qejf, të vijë ta thotë po nuk besoj se do të ndodhë, mendoj se të vish në kombëtare është maksimumi i krenarisë.

Për mosaktivizimin e Abazajt

Nëse i ftoj apo jo, Kombëtarja është mbi të gjitha. Kam vendosur rregulla. Nëse mund të ndihmoj Bushin, e bej, por kur kam mungesa nuk kam çfarë bëj, se nuk kisha lojtarë. Pastaj nëse kthehet në negative, nuk kam faj unë.

Për aktivizimin e Grezdës që kishte probleme fizike

Grezda nuk ishte i dëmtuar, se ndryshe nuk do të luante. Nëse kishim qoftë edhe një arsye që të na linte të besonim se ishte i dëmtuar, nuk do të luante në miqësore.

Siç ndodhi me Berishën, i cili ishte i dëmtuar, kishte probleme. Edhe pse u ul në pankinë, nëse kishte Strakosha probleme, do të luante Hoxha. Berisha u tregua profesionist e qëndroi deri në fund edhe pse nuk mund të luante.

Për gjendjen e lojtarëve

Sadiku ishte i vetëm dhe e merrte topin mbrapa, i vetmi që kishte mundësi ishte Grezda. Por edhe nëse rrinim dy ditë, nuk do të shënonim gol.

Situata më shqetëson, janë shumë lojtarë që nuk luajnë, me ekipe në situatë të vështirë. Dua që të nxjerrin karakterin e dëshirën, pasi nëse nuk luajnë me ekipin e tyre, do jetë e vështirë dhe do të kenë probleme në Kombëtare.

Alternativat

Kam ide si të vendos ekipin, në mbrojtje kemi pak. Më ndihmoni ju! Kemi Veselin që është dëmtuar, se është i mirë për ne, por pastaj nuk kemi shumë.

Kur ke dyshen e qendrës që luan pak… mund të luante Gjimshiti i cili po aktivizohet me Beneventon, por nuk kemi tjeër.

Kemi Cikalleshin, aftësitë e të cilit i njoh, por këto janë lojtarët që kemi. Nëse të gjithë do të paraqiten me kondicionin e Turqisë, do të jemi një skuadër e mirë. /vipsport/