Lajmi i publikuar diten e djeshme nga gazeta “Shkodra Sport” per emerimin e Altin Xhahyses ne krye te ekipit te Ades, eshte konfirmuar nga vete drejtuesit e ketij te fundit. Gjate pasdites se sotme, ne faqen e tyre zyrtare e kane pranuar nje gje te tille.

Njekohesisht ne nje postim te bere prej tyre, kane njoftuar se stervitja e ketij ekipi do te filloje diten e neserme duke u bere thirrje njekohesisht lojtareve qe deshirojne t’i bashkohen kesaj skuadre, te jene neser te pranishem.

“Diten e Hënë Ora 11.00 ekipi jonë nën drejtimin e trajnerit të ri Altin Xhahysa, fillon përgatitjet për sezonin e ri ne Kategorinë e Dytë.
Ftojmë te gjithë lojtaret që duan të bëhen pjese e ekipit të paraqiten neser ne fushen sportive “Djelmnia Shkodrane”.

Nga sa behet e ditur, baza e skuadres do te jete kontigjenti i vjetshem, por atyre do t’u bashkohen edhe disa lojtare te tjer. Trajneri Xhahysa ka kontaktuar 2-3 ditet e fundit me disa prej tyre dhe tashme mbetet per t’u pare nese do ta pranojne oferten e bere apo jo.

Ada ne kete menyre i fillon me shume vonese pergatitjet sepse kampionati do te nise pas dy javesh, nderkohe qe po neser do te hidhet edhe shorti i kampionatit te kategorise se dyte./SHKODRA-SPORT.COM/