Konfirmohet lajmi i “Shkodra Sport”: Diego Longo nuk do te jete me trajner i Teutes. Ka qene vete klubi durrsak qe pak minuta me pare ka bere te ditur nje gje te tille permes nje komunikate per mediat ku shkruhet:

“Klubi i futbollit Teuta njofton nderprerjen konsensuale te bashkepunimit me trainerin Diego Longo! Ne nje dakordesim me presidentin Edmond Hasanbelli, iu dha fund edhe periudhes si trajner i ekipit Teuta. Klubi i futbollit Teuta falenderoj mister Diego Longon per impenjimin dhe angazhimin e tij dhe i uron suksese ne te ardhmen!”

Tashme mbetet per t’u pare se kush do te jete pasuesi i tij. Te gjithe zerat te çojne tek Edi Martini, trajneri me i suksesshem ne historine e Teutes, teksa ka fituar 4 trofe me te.

Nese do te ndodhe kjo, do te jete hera e peste qe do ta drejtoje kete skuader e cila nuk e ka nisur mire kete kampionat teksa ne 4 ndeshje deri tani ka arritur te grumbulloje vetem 4 pike./SHKODRA-SPORT.COM/