Beselidhja udhetoi sot drejt Korçes per te luajtur ndeshjen e rradhes per kampionat ate ndaj Skenderbeut e cila u mbyll ne shifrat e barabarta 1-1. Ajo qe duhet thene eshte se skuadra lezhjane ne kete ndeshje ka qene pa trajnerin e saj Alban Bruka.
Ndonese ne media te ndryshme pati lajme se ai kishte probleme familjare, ne fakt e verteta ishte ndryshe. Gazeta “Shkodra Sport” mengjesin e sotem ka publikuar lajmin se trajneri ishte larguar pas nje debati qe ka patur dy dite me pare me presidentin Noka.
Nje gje e tille nderkohe eshe konfirmuar mbremjen e sotme nga klubi me anë të një postimi në rrjetet sociale në përfundim të takimit. Thjesht eshte konfirmuar qe ai nuk do jete me trajner i kesaj skuadre dhe i kane uruar suksese ne karrieren e tij.
Tashmë pritet që shumë shpejt të emërohet dhe trajneri i ri për ekipin e Besëlidhjes. Duhet thene se tek Beselidhja nje problem i madh eshte raporti qe presidenti krijon me trajneret. Ai shpeshhere eshte shume i ashper me to dhe kjo ka bere qe shume prej tyre te mos e çojne punen deri ne fund dhe keshtu ndodhi edhe me Alban Bruken./SHKODRA-SPORT.COM/