Dy dite me pare gazeta “Shkodra Sport” publikoi lajmin se mesfushori Matias Lloci me shume mundesi nuk do te ishte pjese e Vllaznise, ndonese ishte stervitur per gati tre muaj me rradhe me te.

Dhe ne fakt kjo gje eshte konfirmuar diten e djeshme, kur ekipi shkodran eshte nisur per stervitje drejt Ulqinit dhe Lloci nuk ka qene pjese e tij. Duket se stafi aktual i kuqebluve ndryshe nga ai i meparshmi nuk eshte i te njejtit mendim per aftesite e tij.

Per kete arsye, eshte vendosur qe te mos i afrohet kontrate duke mos e perfshire fare ne planet e Vllaznise per merkaton e janarit dhe duke u fokusuar ne pista te tjera.

Matias Lloci eshte 23 vjeç dhe ka lindur ne Belgjike erdhi ne fund te shtatorit te Vllaznia me shpresen e bindjes se stafit, por gjerat ne fund nuk i shkuan ashtu si duhet dhe per rrjedhoje tashme i duhet te gjeje nje ekip tjeter./SHKODRA-SPORT.COM/