Klubi i Futbollit Vllaznia ka konfirmuar diten e sotme permes nje postimi te bere ne faqen e tij zyrtare se miqesorja e pare gjate kesaj periudhe pergatitore do te jete ajo qe do te zhvilloje diten e shtune ne ora 18:00 ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres dhe perballe kuqebluve do te jete ekipi i njohur malazez i Buduçnostit.
Por siç eshte bere e ditur, skuadra shkodrane do te zhvilloje edhe nje tjeter ndeshje te merkuren e ardhshme po ne Shkoder. Gazeta meson se kundershtar i saj do te jete nje tjeter ekip i kampionatit malazez.
Ne fakt behet fjale per nje ekip shqiptar- ate te Deçiç i cili vetem pak dite me pare u shpall edhe kampion ne shtetin fqinj duke rregjistruar ne kete menyre nje arritje historike.
Kjo sfide perballe tuzianeve do te luhet pra te merkuren e ardhshme dhe tashme mbetet per t’u mesuar vetem ora se kur do te luhet ajo. E veçanta e miqesoreve te ketyre pergatitoreve eshte se drejtuesit e klubit kane punuar ne menyren me te mire te mundshme duke i zgjedhur kundershtaret dhe jo si disa vite te tjera kur miqesoret jane luajtur ndaj ekipeve te kategorive te uleta./www.shkodrasport.com/