Pavaresisht perpjekjeve per t’u rikuperuar ne kohe, portieri Kristi Qarri nuk ia ka dale dhe si rrjedhoje do te mungoje edhe ne takimin e neserm ndaj Tiranes. Demtimi ne shpatull ende nuk ka kaluar dhe per kete arsye ai vazhdon terapine.
Ne keto rrethana, porten kuqeblu edhe ne takimin ndaj bardhebluve do ta mbroje serish Jurgen Mehidri, ashtu si dhe ne ndeshjen e kaluar ndaj Dinamos ku tregoi nje forme te mire duke e mbajtur te paprekur porten e tij.
Nje gje e tille eshte konfirmuar ne konferencen e shtypit te pak minutave me pare nga ana e vete trajnerit Qatip Osmani i cili ka shpjeguar se Qarri ende nuk eshte gati per te luajtur.
Shqetesim gjate javes ka shfaqur edhe mbrojtesi i djathte Smajli, por duket se nuk kemi te bejme me ndonje problem serioz dhe per kete arsye sipas trajnerit, ai do te jete ne fushe nga minuta e pare neser ne sfiden ndaj Tiranes./SHKODRASPORT.COM/