Daniele Rugani u shndërrua në mbrëmjen e djeshme në të parin futbollist të Serisë A të infektuar nga COVID-19. Mbrojtësi, tashmë detyroi ekipin e Juventusit dhe Interit të karantinohen për të rritur sigurinë e për të mos përhapur virusin famëkeq.
Ndërkohë, ditën e sotme ka ardhur edhe rasti i dytë i konfirmuar si mbartës i virusit. Bëhet fjalë për Manolo Gabiadinin, futbollistin e Sampdorias. Dorianët kanë njoftuar se sulmuesi ka pasur ethe, por tashmë është në një gjendje të mirë.
Sakaq, klubi thekson se do të vetizolohet sipas procedurës. Ndërkohë, pas këtij lajmi, në karantinë pritet të përfundojë edhe Verona si kundërshtari i fundit ndaj Sampdorias, pasi Gabiadini ka qenë në fushë në këtë ndeshje.
Kujtojmë se pjesë e veronezëve janë edhe dy shqiptarët, Kumbulla e Rrahmani. /VipSport/