Sezoni 2018-2019 duhet harruar sa më shpejt për madrilenët. Reali ka çuar dëm gjithçka duke u eliminuar në 1/8 e finaleve të Champions League, është eliminuar nga Kupa e Spanjës dhe ndodhet në vendin e tretë në Primera Division.

Por ka edhe më keq. Real Madrid ka dështuar edhe në… Vau Dejës. E kemi fjalën për kupën “Danja” që u zhvilluar për gati një muaj me rradhë në Vau Dejës, me inisiativën e z.Ndoc Ndoci dhe e mbështetur nga Zyra Rajonale e FSHF-së, Shoqata “Juban Danja” dhe nga “Shkodra Sport Event”.

Në këtë aktivitet morën pjesë 13 ekipe me 87 lojtarë të rregjistruar dhe njëri nga këto ekipe ka qenë “Real Madrid”. Kuptohet që pjestarë të tij kanë qenë dashamirës dhe pasionantë të kësaj skuadre me shumë emër dhe ata kanë tentuar të shpallen fitues, por ashtu si dhe madrilenët nuk ia kanë dalë dot.

Kanë shkuar deri në finale, aty ku janë mundur me rezultatin 6-5 nga ekipi i Kaçes. Duhet thënë se niveli i ndeshjeve të zhvilluara ka qenë i lartë sepse të angazhuar me ekipet pjesmarrëse kanë qenë shumë futbollistë profesionistë të cilët ia kanë rritur vlerën aktivitetit.

Kuptohet që të tilla organizime janë shumë të domosdoshme sepse angazhojnë rininë me sport dhe për këtë arsye, organizatorët e kupës “Danja” meritojnë një falenderim të veçantë.
© shkodrasport.com

Dy ekipet finaliste të kupës “Danja”, Kaça dhe “Real Madrid”

 

Ekipi i Kaçës, fitues i kupës “Danja”

 

Ekipi i “Real Madrid”, finalist i kupës “Danja”