Mbrojtësi i Mançester Junajtid, Antonio Valencia, përmes një fotoje në rrjetin social “Instagram” ka lajmëruar largimin e tij në fund të sezonit nga “Djajtë e Kuq”.
Valencia është pjesë e skuadrës që në verën e vitit 2009, kur u transferua nga Uigani, me aprovimin e Fergusonit
Këtë sezon ekuadoriani ka luajtur vetëm tetë ndeshje, pasi kishte shumë probleme fizike.
Klubi nuk ka pranuar që t’i rinovojë kontratën dhe për një vit, kështu që 33-vjeçari do të largohet në fund të këtij sezoni.