Kongresi i 43-të i UEFA-s mbahet sot në kryeqytetin e Italisë, Romë. Një ndër pikat më të rëndësishme në rendin e ditës, janë zgjedhjet për në “kupolën” e futbollit evropian.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka shpallur kandidaturën për një vend si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.
“Kandidoj me dëshirën për të përfaqësuar futbollin shqiptar dhe interesat e federatave të vogla në organin më të lartë të futbollit Europian”, shkruante Duka rreth dy muaj më parë në një postim në rrjetet sociale.
Në këtë Kongres, do të garojnë 11 kandidatë për 8 vende si anëtarë të Komitetit Ekzekutiv.
Për Armando Dukën, është e dyta herë që kandidon për një vend të tillë të rëndësishëm, që ka në dorë vendimmarrje të rëndësishme.
Në prill të vitit 2017, ai humbi garën për pak vota, duke u renditur në vendin 9 ndër 11 kandidaturat.