Ardhja e shumë lojtarëve te Vllaznia gjatë merkatos së verës, ka bërë që tashmë konkurrenca në skuadër të jetë e madhe dhe kjo reflektohet në çdo test kontrolli që stafi zhvillon gjatë stërvitjes.

Teste këto që krijojnë idenë e një sfide të vërtetë sepse luhet njëlloj sikur të jetë një ndeshje e vërtetë dhe në çdo pozicion ka përballje të forta në mes lojtarëve që mendohet të jenë titullarë me të tjerët që duan një vend titullari.

Kështu ka ndodhur edhe sot në fakt, kur për disa minuta ekipi ka zhvilluar një test kontrolli, ku perballe njeri- tjetrit kane luajtur lojtaret qe ne ndeshjet e fundit kane qene titullare, perballe pjeses tjeter te futbollisteve. Në fund fitues ka dalë formacioni i dytë duke treguar edhe njëherë tjetër se rivaliteti për në formacion po bëhet çdo ditë e më i madh.

Formacioni fitues përbëhej nga portieri Qarri, mbrojtës i djathtë Lekaj, në qendër Shehi e Imami dhe në të majtë N. Hoxhaj. Sakaq në repartin e mesfushës kanë luajtur Ramadani, U.Hoxha e Kalaja, ndërsa treshja sulmuese ka qenë e përbërë nga Mandiangu, Çoba e Dilaver.

Me fitoren e sotme, këto lojtarë treguan se meritojnë edhe ata shansin që të luajnë dhe mbase stafi teknik do ua japë atë nesër në miqësoren që Vllaznia do të luajë në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Apolonisë./SHKODRA-SPORT.COM/