Vllaznia ka qenë një kantier ndërtimi këtë sezon, kjo duke ndërtuar skuadrën e re. Ku ka pasur lëvizje të shumta në hyrje, por edhe në dalje. Emra si: Gurishta, Latifi, Kaina apo Jonuzi kanë qenë disa nga më të rëndësishmit që kanë lënë kuqeblutë. Por edhe futbollistë si Hoxhaj, Zogovic, Shehi që kanë mbajtur peshën e sezoneve të shkuara.
Megjithatë nga ekipi konsiderohen të larguar edhe emra si: Elvedin Heric dhe Ante Aralica. Për të dy futbollistët ballkanas kontrata ka përfunduar, por ende nuk ka pasur një komunikatë zyrtare nga klubi. Momentalisht Heric është pa një klub zyrtar, por ende s’ka edhe një zyrtarizim për largimin e tij nga kuqeblutë.
Më e paqartë duket situata e Aralicas, ku po të shikosh faqen e specializuar të Transfermarkt, ai ende konsiderohet futbollist i Vllaznisë. Kroati ende figuron si pjesë e kuqebluve, pavarësisht se ai nuk është paraqitur në asnjë seancë stërvitore në këto përgatitje. Duke lënë të kuptohet se bashkëpunimi mes palëve nuk do vijojë.
Të dy këta futbollistë nuk konsiderohen si pjesë e projektit të shkodranëve për edicionin e ri. Dhe me siguri pavarësisht se ende nuk ka një komunikatë zyrtare nga klubi, ata nuk do jenë pjesë e skuadrës së drejtuar nga Migen Memelli tashmë.
Endri CINARI