Dialo i PSG-së dhe Gelson Bremer janë rrugëzgjidhje për Milanin, por në orët e fundit ka marrë hov edhe emri i Zhafet Tanganga, qendërmbrojtësi i Totenhemit.
I lindur në vitin 1999 në Londër, ai u formua tek akademia e “Spurs”-ave, por nuk po gjen hapësirën e nevojshme në skemat e Antonio Kontes, siç e dëshmojnë 19 prezencat e sivjetshme në të gjitha kompeticionet, gjë që ka bërë londinezët ta t’ia ofrojnë kartonin e tij disa skuadrave, ku përfshihet edhe Milani.
Anglezi duket se ka dhënë miratimin për një kalim te Milani nën shembullin e Fikajo Tomorit, teksa mbetet për t’u kuptuar, para së gjithash, formula.
Kuqezinjtë do ta donin në formë huazimi, teksa thuhet se Totenhemi u ka kërkuar të presin disa ditë për të vlerësuar edhe kushtet reale të Romeros dhe Dierit, që mund të largohen nga ekipi.