Antonio Konte nuk e ka fshehur zhgënjimin pas barazimit të djeshëm pa gola ndaj Fiorentinës. Tekniku i zikaltërve në fjalën e tij pas përfundimit të takimit, ka theksuar se për të, të arriturit në vendin e dytë nuk do të thotë asgjë.

Konte shprehet se historinë e shkruan ai që fiton dhe të tjerët mund vetëm ta lexojnë. Një deklarët e cila mund të mos iu pëlqej shumë tifzëve zikaltër, duke qenë se në këtë rast ata që fitojnë janë rivalët e tyre të përjetshëm, Juventusi.

“I dyti është i pari i humbësve. Historinë e shkruan ai që fiton dhe kështu mbetet. Ne të tjerët, kemi Champions dhe kaq. Duhet të them se të arrij në vendin e dytë nuk më ndryshon jetën dhe është e drejtë të mos ma ndryshoj.

Kush fiton shkruan historinë, të tjerët maksimumi mund ta lexojnë atë. Në ndeshjen kundër Fiorentinës e kam të vështirë të gjej dikë që ka qenë poshtë ritmit. Djemtë dhanë gjithçka, vendosën shpirtin në fushë. Kur janë paraqitje të tilla dhe rezultati nuk vjen, me vjen keq sepse sforco nuk ka prodhuar rezultatin e merituar”, u shpreh Konte. /VipSport/