Antonio Konte është drejt përfundimit me sukses të këtij sezoni me Interin, teksa zikaltërit kanë në dorë titullin dhe duke qenë të shkëputur nga rivalët, vetëm një shpërqëndrim mund t’iu heqë shansinne festës.
Gjithsesi, trajneri Konte nuk e lë asnjëherë skuadrën të kalojë në eufori, ndërsa nga ana tjetër ai po mendon edhe për sezonin e ardhshëm.
Sipas mediave italiane, Konte preferon që ta shtojë organikën ofensive me Luis Muriel të Atalantës. Kolumbiani tregon se shënon me vazhdimësi edhe pse te bergamaskët nuk është një titullar fiks. Gjithsesi, te Inter janë gati të ofrojnë 25-30 milionë euro për ta bërë të tyrin sulmuesin, i cili shihet si një lojtar që mund të bashkëjetojë mirë më dyshen Lautaro-Lukaku.
Një tjetër cilësi e Muriel është edhe eksperienca, pasi tashmë kur është në moshën 30-vjeçare, në Serinë A, përveç Atalantës, ai ka qenë pjesë edhe e Sampdorias e Udinezes. Ndaj, Konte e sheh si një futbollist të gatshëm për t’u ambientuar menjëherë në mekanizmat e tij. /VipSport/