Antonio Konte kur vjen fjala për “luftë” është gjithmonë gati. Trajneri italian është i përpiktë dhe shumë kërkues ndaj lojtarëve të tij dhe këtë nuk nguron ta tregoj.

Në një intervistë për “L’Equipe”, Konte ka folur për ndeshjet, lojtarët dhe mënyrën se si ai e sheh futbollin.

“Unë jam një shpirt i lirë, jo servil. Për mua konkurrenca është një betejë dhe kur lufton nuk ka asnjë arsye për të qeshur apo për të qenë i lumtur: është çështje jete ose vdekjeje. Unë do të bëja gjithçka që të isha unë i mbjetuari i fundit me skuadrën time”, shprehet Konte.

Më tej ai shtoi: “Kur ka ndeshje dhe lojtarët përgatiten duhet që marrëdhëniet të mos zgjasin shumë, duhet që lojtarët të bëjnë sa më pak përpjekje të jetë e mundur.

Kështu që është më mirë të jenë ata poshtë partneres gjatë marrëdhënieve seksuale. Nuk janë të detyruar të bëjnë një shfaqje të jashtëzakonshme “.