Antonio Konte dhe presidenti i Interit, Zhang do të takohen ditën e sotme për të vendosur të ardhmen. Tekniku ka shprehur pakënaqësi në disa momente gjatë sezonit karshi klubit, ndërsa nga ana tjetër presidenti është treguar i përmbajtur.
Dhe, përmbajtja e Zhang vlen edhe në rast se të dy palët do të vendosin të ndajnë rrugët. Në mediat italiane theksohet se trajneri nuk do të shkarkohet, por as nuk do të japë dorëheqjen. Për arsye se në këtë formë do të shmanget një detyrim financiar për t’u paguar, saktësisht tre milionë euro.
Por, edhe Konte nuk kërkon të jap dorëheqjen për të mos humbur shumë nga ana financiare, ndaj do të gjehet një zgjidhje me marrëveshje për të mbyllur bashkëpunimin, ndërsa i gatshëm është pasuesi, Masimiliano Alegri. /VipSport/