Frank Kesi duket se do ta mbyllë me Barcelonën që në janar dhe prej kohësh është duke kërkuar për një skuadër të re.
Pranë tij ishte Interi, me zikaltërit që kërkojnë një mesfushor me eksperiencë.
Por duket se ish-trajneri i zikaltërve, Antonio Konte, ka arritur që ta bindë Kesin që të zgjedhë Totenhemin, me palët që kanë rënë dakord siç raportojnë mediat angleze.
Operacioni do t’i kushtoj Spërsave 13 milionë paund, ndërsa Interi do të duhet të vihet në kërkim të një tjetër mesfushori.