Sfida e nesërme mes Interit dhe Real Madrid do të jetë mjaft e veçantë për Antonio Konten. Trajneri do të ketë mundësi të provojë skuadrën e tij ndaj ekipit më të mirë të dekadës së fundit në arenën ndërkomëbtare, një skuadër në stolin e të cilës mudnd të ishte ulur pikërisht ai.

Këtë e ka pranuar vetë trajneri i cili ka bërë të ditur se në të kaluarën kishte qenë në kontakte me madrilenët.

“Në këtë moment jam i përqendruar te Interi, kam nisur këtu një projekt me një klub shumë të fortë dhe jam i lumtur. Po ndërtojmë diçka të rëndësishme.

Në të kaluarën, është e vërtetë që ka ekzistuar mundësia për t’u bërë trajneri i Real Madrid, por ndoshta nuk ishte momenti i duhur. Kam dëshirë që të vazhdoj projektin me Interin.

Në të kaluarën ka pasur disa momente kur kam qenë shumë pranë drejtimit të Real Madrid. Sezoni kishte filluar, do të kishte qenë e vështirë që të drejtoja, pasi ishte bërë një programim i caktuar nga klubi.

Ndaj me shumë sinqeritet preferova të shtyj gjithçka”, tha Konte sot në kofnerecnë për shtyp, ku foli edhe për raportin me Zinedin Zidan, të cilin e njeh nga koha kur të dy luanin për Juventusin.

“Kam një kujtim të jashtëzakonshëm. Nga pikëpamja futbollistike, të gjithë i njohin aftësitë e Zidan. Por Zizu është një djalë i shkëlqyer, unë kam një kujtim me të vërtetë të bukur për të. Një futbollist me talent shpesh mundohet që t’i shmanget lodhjes.

Përkundrazi, ai ishte gjithmonë i pari në radhë, një vërtetim se nëse talentit i shton punën, mund të arrish ku ka arritur ai. E kuptova që dëshironte të bëhej trajner kur isha për drekë me të në Torino, kur isha trajner i Juventusit, më bëri disa pyetje dhe e kuptova menjëherë se ku donte të arrinte”, tha Konte. /vipsport.al/