Nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon, mirëpo trajneri Antonio Konte ka besim te Interi i tij. Së fundmi, tekniku zikaltër është shprehur te zikaltërit kërkon të qëndrojë për shumë vite teksa projekti i klubit është vetëm në fillim.
“Sezonin e kaluar bëmë gjëra të jashtëzakonshme. Përfunduam një pikë pas Juventus, luajtëm gjysmëfinalen e Kupës dhe ishim në finalen e Ligës së Europës. Mendoj se ishte një sezon i madh. Projekti jonë është vetëm në fillim dhe po ndërtojmë bazën që kjo shoqëri të jetë në nivel të lartë dhe çdo sezon të jetë konkurruese.
E di që pritshmëritë janë të mëdha për mua, ndaj edhe marr shpesh kritika. Por, duke pasur edhe këtë pritshmëri nga njerëzit do të thotë që më konsiderojnë të zotin. Kam edhe një sezon tjetër në kontratë, por sinqerisht kam nisur këtë projekt dhe dua të qëndroj gjatë, për shumë vite sepse tani po ndërtojmë bazën”, u shpreh Konte. /VipSport/