Edhe pse ende nuk është bërë zyrtare, gjë që do të ndodhë ditët në vijim, Cristiano Ronaldo dhe Al Nassr kanë “shtrënguar” duart duke rinovuar kontratën deri në qershor të vitit 2026.

Me kontratën e re, ylli portugez do të fitoj 200 milionë euro në vit, që i bie 16. milionë euro në muaj ose 500 mijë euro në ditë. Sikur të mos mjaftonte rroga, Ronaldo do të ketë edhe 5% të aksioneve të klubit suadit.

Portugezi ka luajtur deri tani 90 ndeshje për Al-Nassr, ku ka shënuar 82 gola dhe ka dhënë 19 asiste. Transferimi i Ronaldos tek Al-Nassr hapi rrugën dhe për emra të tjerë të njohur të futbollit botëror që iu bashkuan në ligën arabe. Edhe pse pak ditë më parë mbushi 40 vjeç, Cristiano Ronaldo është futbollisti më i paguar në botë./telesport/