Real Madrid është duke negociuar me kompaninë gjermane “Adidas” për ta vazhduar marëveshjen, pasi kontrata ndërmjet tyre skadon vitin e ardhshëm, transmeton Gazetasheshi.com nga “Don Diaro”.
Siç raporton “Don Diario” është klubi spanjoll që ka rritur kërkesat për prodhuesin e njohur të veshjeve sportive, teksa kërkon 110 milionë euro për çdo sezonë, nga viti 2020 deri në vitin 2030.
“Nike” paguan 105 milionë euro në sezonë klubin e Barcelonës, ndërkohë Manchester United fiton 94 milionë nga “Adidas”, ndaj madrilienët me të drejtë kërkojnë të fitojnë më tepër.
Një tjetër arsye që Florentino Perez kërkon të rrit pazarin është gjithashtu për të siguruar para për afatin kalimtar të verës, pasi me 110 milionë euro të “Adidas” ai do afronte në “Santiago Bernabeu” yllin e Chelseas Eden Hazard.
Hazard edhe ashtu ka kohë që po e kërkon transferimin në “Bernabeu” dhe klubi i tij aktual i ka vënë klauzolën e largimit prej 110 milonë eurove, ndaj kontrata e re me “Adidas” do të jetë jetike për Real Madrid.