Ne dy sezonet e fundit ka qene pjese e Vllaznise dhe pergjithesisht ka bere mire. Ne momente te caktuara ndoshta nuk i eshte dhene aq sa duhet besimi nga ana e trajneree, por kur ka luajtur, ka bere gjithnje me te miren.

Silvio Zogaj, futbollisti lezhjan qe eshte rritur tek Akademia Vllaznia, ka provuar te luaje ne Superlige edhe me Luftetarin e Laçin, por hapesirat me te shumta i ka patur tek Vllaznia.

23 vjeçarit nderkohe i ka mbaruar kontrate me kuqeblute dhe po sheh te gjithe opsionet e mundshme per te levizur ne sezonin e ri. Tek Vllaznia nderkohe duket se kane deshire ta mbajne serish lojtarin por ende nuk jane ulur ne bisedime.

Zogaj nderkohe bashke me disa miq te tij ka kaluar ditet e fundit pushimet ne piken turistike te Thethit dhe sigurisht me mendjen tek telefoni, per te pritur ofertat.

Ajo e Vllaznise me siguri qe duhet te jete e para, por gjithsesi kjo gje do te mesohet ne dy ditet e ardhshme. Zogaj ka deshire te vazhdoje te luaje per ngjyrat kuqeblu, por duhet pare edhe ana financiare dhe shume gjera te tjera.
www.shkodrasport.com