Klubi i futbollit Vllaznia ka bërë të ditur dje se ka përfunduar edhe procesi i firmosjes së kontratave me të katër pjestarët e stafit të ri teknik të skuadrës. Pra përveç Luan Zmijanit dhe Avenir Danit të cilët e kanë kryer këtë proces që javën e kaluar, ditën e djeshme kanë firmosur kontratat edhe zëvendëstrajneri Dibra dhe trajneri i përgatitjes atletike Tufi.

Siç merret vesh, e veçanta e këtyre kontratave është se për të katër ato, kohëzgjatja e tyre është 15 mujore. Kjo do të thotë se drejtuesit aktualë të klubit kanë projektuar këtë staf teknik edhe për sezonin e ardhshëm sportiv dhe për këtë janë porositur që të nisin punën që tani për ndërtimin e Vllaznisë së ardhshme.