Tashmë është zyrtare, Alert Alcani është trajneri i ri i Tërbunit. Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi pukjan me anë të një komunikate në profilin e saj të rrjetit social “Facebook” ku njoftojnë se kanë firmosur një kontratë 1-vjeçare me skuadrën e Kategorisë së Parë.
43-vjeçari vjen pas mbylljes së bashkëpunimit me Burrelin për të qenë në krye të pankinës së Tërbunit.
Më parë Alcani ka qenë pjesë edhe si trajner i skuadrës së Kastriotit, Shënkollit dhe dy herë si zv.trajner i Tërbunit në sezonet 2015/2016 dhe në sezonin e kaluar 2021/2022.
Klub Futboll TËRBUNI PUKË dëshiron të njoftojë të gjithë tifozët pukjanë se ka arritur marrveshjen me trajnerin 43 vjeçar, #AlertAlcani i cili do të rikthehet në ”shtëpi” pas vetem gjashtë muajve. Drejtori sportiv i ekipit tonë, #ViktorGjoni ka rënë dakort me trajnerin Alcani për një bashkëpunim një vjeçar.
Të gjithë tifozët pukjanë i urojnë mirë se ardhjen përsëri në ekipin tonë duke shpresuar dhe besuar tek aftësitë e tij se do ta dërgojë ekipin tonë sa më lart me dëshiren dhe eksperiencen e tij.