Lajm i keq për Skënderbeun para ndeshjes kundër Partizanit, që do të luhet të dielën në orën 17:00 në stadiumin e Korçës.

Sipas mediave, sulmuesi nigerian Frenklin Ahanonu, i cili është edhe golashënuesi më i mirë i ekipit me 7 gola, do të qëndrojë rreth 3 javë jashtë fushave për shkak të dëmtimit që pësoi në ndeshjen kundër Dinamos.

Frenklin la para kohe lojën për shkak të një tërheqjeje muskulore, e cila kërkon kohë deri në riaftësimin e plotë. Natyrisht qe nje mungese e tille do te ndikoje ne lojen e korçareve, megjithate trajneri Gvozdenovic eshte i detyruar t’i beje planet pa te.

Per Skenderbeun gjerat behen me te veshtira sepse skuadra vjen pas humbjes ne shtepi ndaj Dinamos dhe nje tjeter disfate do ta rendonte situaten, prandaj dhe pritet reagimi i verilindoreve.