Pavarësisht se është ende herët për të menduar merkaton, duket se Skënderbeu po shqyrton që tani për emrin e parë që do të kontaktojë menjëherë sapo të hapet merkatoja e janarit.

Emri është i njëjti i atij që dështoi të transferohej në Korçë gjatë merkatos së verës si pasojë e mungesës së kohës në dispozicion për të mbyllur transferimin në fund të muajit gusht.

Bëhet fjalë pikërisht për Ardit Krymin, me të cilin ekipi ka qenë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje, por asgjë nuk u mbyll në kohën e duhur edhe për shkak të ndërhyrjes së Partizanit në një tratativë që dukej thuajse e mbyllur.

Vllaznia nga ana e saj veshtire se do te lejoje te largohet njerin nga lojtaret me te talentuar qe ka ne dispozicion i cili ne fakt vleresohet se tepermi ne kampin shkodran.

Jo me kot, stafi teknik ne mungese te kapitenit Lika, i ka besuar atij edhe shiritin e kapitenit.