Korea ka shkruar historinë ditën e djeshme duke nxjerrë jashtë fazës së grupeve ekipin e Kampionëve të Botës, Gjermaninë.
Ata arritën të shënonin 2 herë në portën e Nojerit dhe festuan si të çmendur.
Përveçse ishte një arritje historike për ta dhe kishin të drejtë të festonin, koreanët menduan se kaluan në turin tjetër.
Rezultati 2-0 i arritur, duhet të kombinohej me një fitore të Meksikës, por kjo nuk ndodhi.
Portieri Ço Hjun-Uao shpjegoi situatën. “ Ne nuk e dinim rezutlatin e Suedisë. Vetëm mbas ndeshjes e mësuam atë.
Bëmë gjithçka për popullin tonë. Kur mësuam rezultatin e ndeshjes tjëtër atëherë disa prej nesh filluan të qanin”, shpjegon portieri.